Tirana po bëhet gati për të pritur një tjetër emër ndërkombëtar të muzikës, Riki Martin, do të performojë në sheshin ‘Skënderbe’, në datën 20 korrik, ndërsa të shumtë janë ato fansa që mezi e presin atë.
Atmosfera pritet premtuese, dhe biletat ka nisur që të shiten prej disa ditësh. Çmimi i tyre nis nga 28 euro deri në 174 euro më e shtrenjta, për vendet pranë skenës.
“Pa dyshim që është ngjarja e vitit. Tirana është një atraksion i këtyre ditëve. Ka shumë kërkesa. Madje dhe artisti është shumë i entuziazmuar që do vije në Tiranë. Deri në momentin e fundit prihen biletat. Ato gjenden në Backstage, në shesh dhe tek sheshi Italia. Fillojnë nga 28 euro. Ka interes. Nga çfarë kemi parë nga koncerti i kaluar, ka shumë turistë. Ka nga Hollanda, Gjermania, Suedia. Kërkesa është shumë i lartë. Ricky është shumë i dashur nga publiku shqiptar. Më 20 korrik, nisën nga ora 18:00 e pasdites”, tha Rezart Cenaj.
E veçanta e këtij koncerti është se këngëtari me famë botërore, Ricki Martin që po vjen për herë të parë në vendin tonë, gjatë performancave do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operas dhe Baletit.
“Ricky Martin do të performojë me orkestrën e Operas dhe Baletit. Është një promovim shumë i mirë dhe për orkestrën tonë”, tha Cenaj.
Kryebashkiaku i Natës i Tiranës, Rezart Cenaj, dha dhe një tjetër lajm të mirë.
Ai tha se koncertet me artistë botërore, nuk do të ndalen këtu në kryeqytet.
“Aktivitete të tjera do të ketë, por do i lëmë surprizë. Por do të ketë edhe koncerte të mëdha të tjera trë këtij niveli”, tregoi ai.
Vetëm disa ditë më parë, një atmosferë të jashtëzakonshme e dha këngëtari Enrique Iglesias, i cili solli në në Tiranë edhe shumë fansa të tij nga shumë shtete të tjera.
Diskutime rreth kësaj post