Ditën e hënë pritet që “çadra” e opozitës të ketë përballjen më të vështirë, atë me një gjerman, i ardhur nga vendi prej nga ka nisur të ngjizet Reforma në Drejtësi. Në Tiranë mbërrin i dërguari i lartë i kancelares Merkel, kreu i diplomacisë së Berlinit, që nuk do jetë thjesht kortezial në qëndrimet e tij…
Ndërkombëtarët po investohen çdo ditë e më shumë në nivele më të larta për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Pas një letrr të ashpër të e funksionarit të lartë partiak të CDU-CSU, Franz Josef Jung, i cili i kërkonte Bashës të votonte Reformën në Drejtësi, kancelarja Angela Merkel dërgon në Tiranë ditën e hënë numrin dy të qeverisë dhe aleatin e saj politik, Sigmar Gabriel.
Gabriel është ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendës/kancelar i Gjermanisë dhe kryetar i SPD-së, Partisë Socialdemokrate, aleate në qeverisje.
Gabriel ishte gjithashtu pjesë e këtyre negociatave të muajit mars, pasi zhvilloi një takim në Berlin me kryeministrin Rama.
Ashtu si kryeëngjëlli Gabriel i Biblës që lajmëron ardhjen e Krishtit, por njihet në gjuhën biblike dhe si ëngjëlli i vdekjes, Gabrieli i Merkelit, nuk do të jetë si turist në Tiranë në fillim të javës. Burime diplomatike bënë të ditur për tesheshi.com se mesazhet e tij do të jenë të qarta dhe në sinkron me letrën e Jung-ut.
Opozitës do t’i kërkohet të ndërpresë bojkotin parlamentar që bllokon Reformën në Drejtësi, ku Gjermania ka investuar që të realizohet. Më tej ai mund të kërkojë dhe nga qeveria dhe Rama që të ofrojnë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kërkesë e cila mban në çadër opozitën.
Gabriel e ka parashikuar vizitën në Tiranë në kuadër të një turi të gjërë në Ballkan.
“Ne duam të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqenies”, deklaron Gabriel i cituar nga “Deutsche Welle” para nisjes së këtij turi.
Shefi i diplomacisë gjermane kërkon t’i japë një mesazh mbështetje nga BE për këto vende, ku është shtuar frika e një ndikimi në rritje rus që bie ndesh me interesat e Brukselit.
Diskutime rreth kësaj post