Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij nga “Shtëpia e Biznesit”, se një nga sfidat që pritet të përballen përgjatë rrugës së integrimit europian, është rezistenca e sektorit privat dhe aftësimi i tij për t’u bërë pjesë e tregut europian.
Rama tha se nuk është qeveria që do të integrohet në BE, por i gjithë sistemi shqiptar.
Ai theksoi se çdo biznes duhet të jetë në dijeni për procesin e integrimit dhe të përgatiten për të.
“Nëse ka një sfidë të sfidave për sistemin shqiptar që të bëhet pjesë e sistemit europian falë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë është rezistenca e sektorit privat dhe aftësimi i këtij sektori, aftësimi i kompanive tuaja për të mos u fshirë nga harta sepse do të futet ky sistem i vogël shqiptar, me ato problematikat e veta. Procesi i Integrimit Europian. Jemi mësuar ta shohim si një proces të lidhur me qeverinë, si një proces të lidhur me detyrat e qeverisë, por tani që ne kemi hapur negociatat duhet të bëhet e qartë për të gjithë që nuk është qeveria e Shqipërisë që do të integrohet në Bashkimit Europian.
Qeveritë e Shqipërisë do shkojnë dhe do vijnë. Është Shqipëria dhe gjithë sistemi shqiptar, sistemi shqiptar publik, sistemi shqiptar provat dhe nëse ka një pjesë të këtij sistemi që duhet ta marrë shumë seriozisht integrimin europian, për hir të nevojës për të mbijetuar dhe për të bërë sukses është pjesa e sektorit privat.
Nëse ka një sfidë të sfidave për sistemin shqiptar që të bëhet pjesë e sistemit europian falë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë është rezistenca e sektorit privat dhe aftësimi i këtij sektori, aftësimi i kompanive tuaja për të mos u fshirë nga harta sepse do të futet ky sistem i vogël shqiptar, me ato problematikat e veta, në një sistem të madh ku siç e kemi dëgjuar dikur, na thuhej për arsye të tjera, por vlen shprehja, “njeriu është ujk për njeriun”.
Në kuptimin që çdo kompani, çdo realitet ekonomik i tregut është një ujk që kërkon prenë e vetë. Ndryshe nëse është dele, e ha ujku.Ky Këshill Ekonomik sot ka një rëndësi më të madhe se asnjëherë tjetër, pikërisht për të mundësuar një ndërveprim që fillon nga informimi.
Sa i informuar është biznesi ynë për integrimin, e për çfarë po i vjen? Se dakord, duam të integrohemi në BE, duam të bëhemi anëtarë sot, por a jemi të vetëdijshëm se çfarë po na vjen me këtë? Luan basketboll me Dinamon në Tiranë? Do të luash me Los Angeles Lakers, por a je i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të shkosh të të jepet mundësia të provohesh nëse luan apo nuk luan dot me Los Angeles Lakers? Kështu që informimi, adaptimi. Po ju flas për një temë që kemi folur jo më larg se dje me Delinën dhe me Arbenin. Një temë e dhimbshme. Situata e industrisë fasone në Shqipëri. Por kjo mjafton t’i referoheni çfarë kemi thënë, Delina në radhë të parë kur drejtonte Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe unë në evenimente të caktuara, por edhe më parë se sa Delina të merrte drejtimin, për këtë ditë që do vinte”, u shpreh Rama./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post