Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e ka quajtur të turpshëm lajmin e “the sun”,ku thuhej se Shqipëria do të pranojë emigrantët ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe.
Xhaçka në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria ka pranuar të strehojë afganët, por që nuk do të kthehet në një qendër të politikave kundër emigracionit.
Ndër të tjera, Ministrja shkruan se ka kërkuar nga Ambasada shqiptare në Britani, që lajmi i rremë të hiqet.
Reagimi:
“Është kaq e turpshme lajmi i rremë që përhapet në mediat britanike për një qendër në det të hapur në Ballkan”, domethënë në Shqipëri për të “ndaluar emigrantët që kalojnë Kanalin nga Franca”.
Shqipëria do të presë me krenari 4000 refugjatë afganë, bazuar në vullnetin e saj të mirë, por kurrë nuk do të jetë një qendër e politikave kundër imigracionit të vendeve më të mëdha dhe më të pasura. Ne kemi udhëzuar Ambasadën tonë në MB, për të kërkuar tërheqjen e këtij lajmi të rremë” shkruan Xhaçka në postimin e saj.
Diskutime rreth kësaj post