Ish-depuetja e LSI, Klajda Gjosha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kaluar çdo kufi me ofendimet e hedhura në drejtim të politikanëve të Kosovës.
“Ka disa probleme, e para u diskutua pak për shkeljen e Ksuhtetutës. Kushtetuta këtu tek ne ka dalë nga shinat. Mënyra sesi po qeveriset vendi ka hyrë në një rrugë të rrezikshme ku kryeministri bën gjithçka, pa pyetur as për ligjet, as për Kushtetutën. Ajo çka pamë në konferencën e Ramës me liderët e tjerë ishte realisht e turpshme.
Mënyra sesi ju është qasur lidervë të Kosovës është shumë ofenduese. Ai ka kaluar kufijtë përtej normales, duke ofenduar me fjalë që as kryeministri i Serbisë nuk e bëri diçka të tillë. Kjo ka ngjallur reagime edhe në Kosovë. Kush është Rama për t’iu drejtuar në një mënyrë të tillë liderëve të Kosovës? Pse qeveria nuk bën një diskutim se pse Kosova nuk bëhet pjesë e takimit?”, tha Gjosha.
Diskutime rreth kësaj post