Gazetari investigativ Artan Hoxha është revoltuar pasi Shqipëria mbetet i vetmi vend në planet, ku prej 3 muajsh, nuk luhet zyrtarisht sporti më popullor në bote, futbolli.
Sipas Hoxhës, tek ne, është ‘Sulltani’ që për tekat e veta, i bën futbollit kombëtar atë, që nuk ia bëri as pushtimi fashist, as tmerri i 1997-ës.
Postimi i Artan Hoxhës
“Ja me në fund, Rama dhe Duka u takuan bashke, po pastaj?!
Beri ç’beri Sulltani, por e kapi nje takim koke me koke me “qoftelargun”…
Po mire more burra, sikur bojkotin nuk po e bente FSHF dhe Don Duka, por Koço me ata te Liges Futbollit
Koço kerkon takim “gjalle a vdekur” me liderin global, trofeun e merr Duka…
Hajde bojkot hajde.
Te zinjte futbollist, kane tre muaj, qe vetem bejne stervitje, luajne kalçeto me njeri-tjetrin dhe nuk paguhen, vetem e vetem qe Liga e Futbollit dhe Koço te bejne nje takim me Ramen…
Në fund, Don Duka, si gjithnje, i driblon pa top te gjithe dhe kap takimin me kryeministrin me mbylle ndonje “hall” te vetin….
Çudi e madhe, edhe kete jave Shqiperia nuk ka futboll në te gjitha kategorite, nga Shkodra në Sarande.
Sigurisht, jo prej bojkotit te 10 klubeve te Liges se Futbollit, sepse 18 ekipet e kategorise se pare dhe 27 ekipe te kategorise se dyte, as qe jane anetare te Liges se futbollit, por sepse kemi hyre në vitin zgjedhor dhe ashtu jane ca halle te vogla…
Shqiperia mbetet i vetmi vend në planet, ku prej 3 muajsh, nuk luhet zyrtarisht sporti me popullor në bote, futbolli…
Nuk jemi në lufte, si Siria, Iraku, Armenia, Azerbajxhani, Sudani etj, ku vazhdon te luhet futboll.
Te ne, eshte Sulltani, qe për tekat e veta, i ben futbollit kombetar ate, qe nuk ia beri as pushtimi fashist, as tmerri i 1997-tes…”. – shkruan hoxha.
Diskutime rreth kësaj post