Fjala plot revoltë e deputetit të PD, Dashnor Sula, sot në Kuvend: “Kjo është një seancë totalisht e jashtëligjshme! Totalisht jashtë rregullores së Kuvendit të Shqipërisë! Një seancë e cila nuk do të duhet të zhvillohet dhe opozita ka gjithë të drejtën e saj dhe unë do ta rendis më poshtë.
Zonja kryetare e Parlamentit!
Si mund të ndodhë, që në prani të 140 deputetëve, në prani të të gjithë medias, ju të mashtroni të gjithë opinionin publik shqiptar?! – Të mblidhet Komisioni i Ligjeve në mënyrë të fshehtë, pa e lajmëruar opozitën, pa kuorumin e nevojshëm, pa procesverbal, pa regjistrim, pa incizim, pa asgjë, pa ditur as opinioni, asnjë deputet i Komisionit të Ligjeve dhe të merrni një vendim për 10 minuta… legalizimin e kanabisit!!! Legalizimin e drogës!!! Të drogës në Shqipëri!!!
Këtë po bëni dhe ju na tregoni këtu neve që po shkelim rregulloren!!! Ne nuk po shkelim rregulloren, por po kërkojmë respektimin e parlamentit!
Unë jam deputet që nga 2005 dhe po ju them se rregullorja e Kuvendit e ka të përcaktuar shumë saktë edhe në rastin kur kemi depozitimin e një kërkese me shkrim si në rastin e z. Bardhi, edhe në rastin kur kemi depozitimin e një amendamentit të ashtuquajtur “gojor” (meqë nga ju disa, më saktë njeri e ka qejf shumë “gojoren”) t’i bëhet direkt votimi. Një folës pro – një folës kundra dhe pastaj hidhet në votim, që do të thotë që duhej të hidhet në votim ajo kërkesë me shkrim e z. Bardhi!
Ore, le të ishte gabim: votoje mor zotëri, kaq po të kërkojmë, respektimin e rregullores. Se ju keni harruar çdo lloj normaliteti në këtë vend. Juve ju ka kapur aq shumë arroganca, sa nuk iu bën syri tërr më.
Lefter Koka shiti, furnizoi me oriz inceneratorin, se aq i thoshte mendja – nuk i bën syri tërr! Është arroganca mor!
Ai tjetri “e nxori” në mes të tavolinës, se nuk ka turp më, se është arroganca! Ai tjetri vetë vjedh, shet diamante e …këtu nuk është çështje më: Është arrogancë!
Pa diskutim, e kam thënë: ka burra të nderuar andej (tregon nga vendet e PS) ka zonja të nderuara andej që jam i sigurt se skuqen e u vjen turp, po s’kanë çfarë të bëjnë, se këtu ka arritur aty ku nuk thuhet ajo fjalë… m…. deri këtu sipër!!!!
Të gjithë kemi gjynahe! Pa diskutim, edhe opozita ka gjynahe, po mos harroni se kam qenë në parlament në vitin 2012 kur mazhoranca e asaj kohe ka propozuar heqjen e imunitetit për çdo deputet të Shqipërisë. E ka lënë deputetin pa imunitet dhe ishte pikërisht opozita e asaj kohe – mazhoranca e sotme, që nuk pranoi!!!
Nuk pranoi të votohej dhe e latë imunitetin në këtë gjendje që është.
Atëherë, ne po ju themi: mblidheni Këshillin e Mandateve, bëjeni raportin, hajde ta votojmë në fund të seancës. Pse nuk votohet?!
Po ju, mblidhni Komisionin e Ligjeve për 5 minuta, merrni vendim për drogën dhe nuk merrni vendim për Arben Ahmentajn! Po ka logjikë kjo punë?!
Ore, nuk e kuptoj, nuk e kuptoj si keni arritur në këtë pikë??? Se njeriu ka një çik faqe! Edhe kur e bën, se po i referohem kolegut Çaçi, e tha mirë ai në 2013-ën: Ore, nëse vjedh, si puna juaj… po bëje me lezet. Po bëjini me lezet “punët”, por juve ju ka kapur arroganca e nuk ju shohin më sytë për asgjë!” ar.sh
Diskutime rreth kësaj post