Politilogu nga Prishtina Nexhmedin Spahiu në një lidhje direkte me ABC Live me gazetaren Sibora Bitri analizoi edhe retorikën e Shteteve të Bashkuara në lidhje me kryeministrin Kurti për cështjen e targave dhe tensionet në veri. Sipas tij, edhe retorika e SHBA tregon një joshje ndaj Serbisë.
“Këtë retorikën që e nxisin SHBA-të, duke thënë që ai po vepron jashtë vullnetit të SHBA-ve është një joshje për Serbinë, i lenë të kuptojnë që ajo të nxitet në këtë gjë. Kur je superfuqi mund të mbrosh diplomatët, zhvendosen, vazhdon një politikë krejt tjetër.. SHBA dhe perëndimi duan që ta kenë Serbinë në gjirin e saj ose me hatër ose me dhunë. Nëse Serbia nuk e pranon këtë gjë, do të prodhohet një konflikt, dhe sërish perëndimi do ta çojë aty ku dëshiron”, tha politilogu Nexhmedin Spahiu.
Po ashtu Spahiu analizoi dhe diskurin e kryeministrit Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në rastet e përmendjes së luftës.
Sipas tij: “Zakonisht luftrat ndodhin atëherë kur njerëzit nuk e presin, kur përgatiten edhe bëjnë përpjekje për ta shmangur. Këtë mundësinë e luftës e kanë përmendur edhe Kurti dhe presidentja Osmani, thjesht u është thënë ta deklarojnë që të përgatisin opinionin e jashtëm dhe jo opinionin e brendshëm.”
Diskutime rreth kësaj post