Vëllai dhe motra gatuajnë picën 103 metra të gjatë në përpjekje për të mbledhur fonde për zjarrëfikësit. Situata alarmante në Australi frymëzon restorantin italian të marrë nismën për të gatuar picën gjigante. Pier dhe Rozmari Moio, pronarë të restorantit Pellehrini’s Italian kontribuan me gatimin e tyre të veçantë.
Të dielën në mëngjes ata filluan me gatimin e picës duke hapur petat prej 1 metri, të cilat më pas do të ngjiteshin bashkë dhe do të lyheshin me salcën karakteristike. Pica me mocarela dhe borzilok ishte më e gjatë se një fushë futbolli amerikan.
Prej saj u bënë 4000 feta, të cilat u shitën të gjitha në turmën e mbledhur, të gatshme për të dhuruar ndaj Shërbimit të Zjarreve të New South Wales-it. Pica nuk arriti të thyente një rekord, por arriti qëllimin e saj primar; të mblidhte fonde për situatën në Australi. Rreth 3000 veta morën pjesë në evenimentin e bamirësisë , por ende nuk dihet shuma e saktë e mbledhur.
Australia gjendet në një situatë alarmante , e përfshirë nga flakët e atij që mund të cilësohet si zjarri më i tmerrshëm në dekada, i cili filloi që në fund të korrikut. Të paktën 28 persona kanë humbur jetën dhe vetëm në zonën e New South Wales më shumë se 3000 shtëpi janë shkatërruar apo dëmtuar.
Diskutime rreth kësaj post