Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të shkojnë këtë fundjavë drejt altarit për të kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre shumëvjeçare.
Së fundmi është zbuluar edhe një detaj nga organizimi i ceremonisë e cila duket se do të jetë më private nga sa ishte menduar.
Në ftesën që çifti ka shpërndarë për dasmorët thuhet se fotot dhe videot në rrjetet sociale janë të ndaluara.
“Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë.
Dasma do të zgjasë tre ditë ndërkohë që do të ketë një rreth të ngushtë njerëzish të ftuar, përfshirë edhe shumë artistë, miq të çiftit shumë të dashur për publikun.
Diskutime rreth kësaj post