Shqipëria po rritet në sytë e botës, aq sa investitorë potencial e të fuqishëm si dhëndri i ish-presidentit Donald Trump projektojnë zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit dhe Zërnecit në vlerën e investimit të 1 miliardë dollarëve, mendojnë kështu ekspertët e turizmit vendas.
Për ta është një lajm i rëndësishëm që nxit edhe investime të tjera të huaja si dhe ekspozon Shqipërinë te vizitorët elitarë.
“Unë e quaj një lajm shumë, shumë të rëndësishëm për të ardhmen e turizmit shqiptar. Një investim i tillë dhe i kryer nga kompani me reputacion qoftë personal apo politik është edhe arsye për tërheqjen e investitorëve të tjerë. Natyrshëm që do të tërheqin edhe klientelë shumë më të pasur”, tha Besnik Vathi-operator turistik.
“Ishte një lajm shumë pozitiv. Edhe nëse dhëndri i Trump në fund nuk vjen , mjafton që na ka bërë një marketing të mirë sepse e kanë lexuar miliona njerëz besoj që janë të interesuar edhe të investojnë në vende të ndryshme të botës. Kjo do të thotë që tashmë Vlora veçanërisht është futur në qytetet turistike që I përmbushin standardet”, tha Vasil Bedini-kreu i operatorëve turistik në Vlorë.
Skicat e projektit në jug të Shqipërisë të zbuluara nga biznemesi amerikan Jared Kushner në një intervistë për Bloomberg janë të nevojshme për të ardhmen e turizmit shqiptar sipas specialistëve, dhe i krahasojnë ato të ngjashme me strukturat hoteliere në vendet ekzotike si në Bali, Maldive…
Ajo që vlen për Besnik Vathin është të shtohen strukturat akomoduese luksoze për turistët, të cilët priten të shtohen edhe me hapjen e aeroportit të Vlorës.
“Nëse ndërtohen struktura hoteliere do të angazhojë më shumë njerëz për të punuar, do të angazhojë edhe prodhuesit si dhe furnizuesit e hoteleve se do konsumohet më shumë; do të ketë aktivitete në atraksione të ndryshme, më shumë fuqi punëtore dhe zgjatje të sezonit turistik. Pra do të lidhet edhe me zhvillimin e brendshëm ekonomik të Shqipërisë”, u shpreh Besnik Vathi-operator turistik.
“Investitorë të tillë i përfshijnë të gjitha të mirat brenda, nuk janë investitorë që të prishin diçka për të bërë diçka tjetër”, tha tha Vasil Bedini-kreu i operatorëve turistik në Vlorë.
Resortet turistike të përfshira në planin e investimit të dhëndrit të Trump në Sazan e Zvërnec parashikohen të realizohen përmes kompanisë me seli në Majemi, Affinity Partners me bashkëpunimin e vendeve arabe.
Diskutime rreth kësaj post