Resortet e golfit që janë në pronësi të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Skoci, kërkuan mbi 3 milion paund ndihmë nga qeveria britanike.
Kufizimet që u vunë për pandeminë, i shkaktuan humbje të konsiderueshme bizneseve të zotit Trump.
Resorti “Trump Turnberry” pësoi një humbje prej 3 milion paundësh ndërsa resorti në Balmedie pësoi një humbje prej 1.3 milion paundësh në vitin 2020.
Mamaja e zotit Trump ka qenë nga ishulli Levis i Skocisë dhe ai ka folur gjithmonë me dashuri për rrënjët e tij raporton “BBC”.
Ish-presidenti hapi resortin e tij të parë të golfit në Skoci në vitin 2012 pavarësisht kundërshtive që investimi rrezikonte mjedisin.
Në vitin 2014 ai bleu resortin e golfit “Turnberry” nga një kompani me qendër në Dubai.
Trump ja la drejtimin e këtyre bizneseve dy djemve të tij para se të bëhej president në vitin 2017.
Kritikët e ish-presidentit humbën një betejë ligjore që të detyronin qeverinë skoceze që të hetonte mënyrën si ai pagoji për resortet.
Qeveria britanike ndihmoi kompaninë që menaxhonte resortin “Trump Turnberry” me 2.3 milion paund dhe kompaninë që menaxhonte resortin në rajonin e Aberdeenshire me 452,000 paundë në vitin 2020 për të përballuar pasojat e shkaktuara nga pandemia.
Diskutime rreth kësaj post