Reshjet e shiut që kanë nisur prej ditës së shtunë kanë rritur ndjeshëm prurjet e përrenjve dhe lumenjve që furnizojnë Kaskadën e Drinit.
Prurjet në Kaskadë, sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare arrijnë deri në 4 mijë metër/kub për sekondë.
Nivelet në Fierzë nuk shfaqen problematika. Aktualisht kuota është 270 metra, nga 296 metra që është maksimalja. Në Koman dhe Vaun e Dejës niveli i ujit ka mbërritur pranë kuotave maksimale.
Në Koman, niveli aktual është pranë 175 metrave, nga 175.5 metra që është kuota maksimale. Në Vaun e Dejës, kuota është pak centimetra larg 76 metrave, sa është kuota maksimale në këtë digë.
KESH ka nisur shkarkimet me 1300 metër/kub për sekondë në Vaun e Dejës, ose gati një e treta e totalit të prurjeve prej 4 mijë metër/kub në sekondë.
Diskutime rreth kësaj post