Vendi ynë është përfshirë sërish nga moti i keq këtë të martë. Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit.
Si pasojë e intensitetit të lartë të shiut dhe erës së fortë në rrugën e Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve. Më problematike situata paraqitet në bajpasin e Murrizit ku ka rënie gurësh si në fshatin Bastar i Mesëm të Tiranës, ashtu edhe në fshatin Murrize të Njësisë Xibër të Klosit.
Ndërkohë rënie gurësh ka edhe në afërsi të tuneleve të fshatit Shkallë.
Këshillohet që drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor të tregohen shumë të kujdesshëm pasi përballen me befasi si pasojë e gurëve në rrugë. Po ashtu si pasojë e reshjeve intensive ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.
Diskutime rreth kësaj post