Reshjet e dëborës, ja si paraqitet situata në vend
Reshjet e dëborës të rëna së fundmi kanë përfshirë intensivisht tri qarqe të vendit, qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Korçës.
Emergjencat civile dhe strukturat e policisë së shtetit kanë nisur menjëherë punën në mënyrë që të mbajnë nën kontroll situatën. Kështu në akset rrugore problematike të këtyre tre qarqeve janë vënë në lëvizje menjëherë borëpastrueset, është hedhur sasi kripe në mënyrë që të mos krijohen shtresa të ngrira akulli, gjithashtu këshillohen drejtuesit e automjeteve që të vënë zinxhirë në rrotat e mjeteve të tyre.
Shtabi i Emergjencave Civile njofton se në qarkun e Kukësit trashësia e borës ka arritur deri në 15 centimetra, gjithsesi borëpastrueset po punojnë në mënyrë që akset rrugore të këtij qarku të jenë funksionalë.
Pak a shumë e njëjtë paraqitet gjendja edhe në qarkun e Shkodrës dhe Korçës.
Diskutime rreth kësaj post