Dita e sotme (10 janar) nis me vranësira të dendura dhe reshje shiu mesatare për zonat Veriore dhe Qëndrore, por më pak reshje priten në jug të Shqipërisë.
Sipas Meteo Alb mesdita sjellë ndalim të reshjeve në të gjithë vendin. Por sërish mbrëmja dhe nata rikthejnë reshjet mesatare në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 13°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Diskutime rreth kësaj post