Vendi ynë do të përfshihet gjatës ditës së sotme nga reshje të dendura shiu dhe ulje të ndjeshme temperaturash.
Sipas shërbimit meteorologjik në pjesën e parë të së mërkurës parashikohet mot me vranësira mesatare deri të dendura, reshje shiu, lokalisht shtrëngata shiu. Reshjet do të jenë me intesitet mesatarë deri të lartë kryesisht në Veri të vendit.
Pasdite reshjet mbeten prezente në Lindje.
Era me drejtim Juglindje-Veriperëndim 2-18m/sek, erë me intensitet në bregdet. Mjegull lokale për shkak të reshjeve të shiut. Deti i forcës 5 me lartësi vale 4.0 metër.
Temperaturat parashikohen të jenë:
Vendet malore 7/ 12°C
Vendet e ulta 10/ 20°C
Vendet bregdetare 13/ 20°C
Diskutime rreth kësaj post