Vendi ynë është përfshirë nga reshjet intensive të shiut që kanë nisur që në orët e para të së hënës, duke sjellë probleme në disa rrethe të vendit.
Në Vlorë, disa segmente rrugore në qytet, janë bërë pothuajse të pakalueshme për automjetet e vogla, ndërkohë që në disa të tjera, qarkullimi është vështirësuar shumë.
Po ashtu, ujërat kanë përmbytur biznese e banesa përdhese, ose katet e para të pallateve në disa zona.
Problematike paraqitet situata dhe në qytetin e Lezhës, ku janë përmbytur disa biznese dhe banesa në lagjen “Besëlidhja”.
Ndërkohë që OST bën të ditur se është dëmtuar linja 110 kv Plasmas-Kavajë, ku për pasojë Kavaja, Golemi, Seferaj dhe Qerreti janë pa energji elektrike.
Mësohet se probleme si pasojë e reshjeve të shiut ka edhe në Durrës, si dhe në Fier ku ka përmbytje në Mbrostar e Libofshë.
Diskutime rreth kësaj post