Dita e sotme pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Përgjatë majave të male në orët e pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoj shpjetësi deri në 12m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Diskutime rreth kësaj post