Të paktën 14 njerëz mbetën të vrarë nga rrëshqitja e dherave dhe aksidente, të lidhura me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet rekorde të musoneve në Indinë perëndimore, megjithëse disa qindra vendas të bllokuar u shpëtuan brenda natës.
Vdekjet janë raportuar nga zonat Raigad, Palgar dhe Ratnagiri të shtetit Maharashtras që nga e enjtja në mbrëmje, me shira të shumtë që kanë detyruar autoritetet të mbështeten tek Marina Indiane dhe Forca Ajrore Indiane për përpjekjet e shpëtimit dhe evakuimit.
Shtatë vetë u vranë nga tre rrëshqitje dherash në Raigad, tha Sagar Pathak, kreu i menaxhimit të katastrofave, në telefon.
“Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar ura, ndërtesa dhe shtëpi në rajon. Ekipet e urgjencës kanë shpëtuar 600 njerëz të cilët kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre ose në çati. Përpjekjet e shpëtimit janë penguar ndërsa rajoni është prerë për shkak të shembjes së kullave të telekomunikimit, rrugët e përmbytura dhe shërbimet hekurudhore janë anuluar,” – tha Pathak.
Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet janë të zakonshme gjatë sezonit të musoneve në Indi, që ndodh midis qershorit dhe tetorit. Shirat janë jetikë për bujqësinë, por shpesh shkaktojnë shkatërrim të madh të pasurisë dhe të korrave dhe çojnë në humbjen e qindra njerëzve.
Diskutime rreth kësaj post