Sipas MeteoAlb: Mëngjesi i ditës së hënë mbetet me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit ndërsa reshje dëbore do ketë vetëm në skajin veriore-verilindor.
Por duke ju afruar mesditës kushtet e motit përmirësohen dukshëm duke bërë kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 13°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Dita nis me varnësira dhe reshje në gjysmën jugore të kosovës. POR pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të motit dhe dominim të kthjellimeve.
Maqedonia e Veriut
Vranësira dhe reshje dominojnë në zonat perëndimore të MV ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet me kthjellime de vranësira. Pas mesditës i gjithë vendi përfshihet nga mot i kthjellët.
Diskutime rreth kësaj post