Kjo javë e mesit të muajit Maj pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm në rajonin tonë ku pritet të manifestohen të gjitha ngapak që nga rrezet e shumta diellore, temperaturat e larta, rrebeshet e izoluara, ulja e temperaturave në mesjavë, pastaj rritja e tyre gradule afër fundjavës.
Dita më e ngrohtë pritet të jetë dita e martë, kurse më e freskëta e mërkura.
Sot dhe nesër na pret mot mjaft i ngrohtë, me rreze të shumta diellore, por nesër (e martë) pasdite vonë ose në mbrëmje do të kemi shtim të vranësirave në Kosovë që pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet pritet të jenë të përqëndruara vetëm në disa vise dhe jo në tërë territorin, por në ato vise mund të jenë mjaft të fuqishme dhe të gjenerojnë edhe breshër.
Të mërkurën pritet të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave, vranësira të shpeshta, rrebeshe lokale shiu dhe erëra nga veriu të cilat herë pas here mund të jenë të fuqishme.
Të enjtën masat ajrore të thata anticiklonike përforcohen përsëri duke kushtëzuar kthjellim të motit, por temperaturat ende mbesin të freskëta për shkak të frontit të së mërkurës. E enjta rikthen stabilizimin e motit dhe rritja e temperaturave do të pasojë gradualisht afër fundjavës, por gjatë fundjavës e sidomos të dielën kemi gjasa të mira për rrebeshe të reja lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë
Diskutime rreth kësaj post