Në Serbi ka nisur një peticion me synim për të “mbrojtur reputacionin e Vuçiqit”, por ai më shumë po e dëmton sesa po e mbron.
Pas deklaratave të udhëheqësit të një grupi kriminal Velko Belivuk, i cili ka rënë në duart e drejtësisë dhe tha se në të shkuarën ka takuar edhe Vuçiqin, nisi peticioni. Ky grup kriminal akuzohet për një sërë vrasjesh, e për disa prej tyre, pushteti në Serbi ka nxjerr foto e video në mediat që i kontrollon.
Lidhja e Vuçiqit me këtë grup kriminal vlerësohet se mund t’i shkaktojë probleme tash që zgjedhjet në këtë vend po afrohen, andaj edhe ka nisur peticioni nga mbështetësit e tij për siç është thënë “mbrojtje të reputacionit”.
Kështu deri më tash në të kanë vënë firmën kryesisht deputetë të partisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq – SNS, zyrtarë të ndryshëm shtetërorë, por edhe shumë këngëtarë të estradës turbo-folk të këtij vendi.
Mediat e pavarura, si gazeta Danas, raportojnë në vazhdimësi për personalitetet që mohojnë se kanë vënë firmën e tyre në këtë peticion, pasi ajo është publikuar.
I fundit është Milan Drecun, deputet dhe anëtar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë. Më herët gjatë ditës këtë e mohoi edhe gazetari e shkrimtari Vanja Buliq.
“Nuk kam firmosur asgjë, nuk di për çfarë po flisni”, ka thënë Drecun.
Gjatë ditëve të kaluar edhe personalitete të tjera në Serbi mohuan se kanë firmosur këtë peticion, ndonëse firma e tyre figuronte.
Diskutime rreth kësaj post