Ditën e sotme Kuvendi është mbledhur seanca e radhës plenare. Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në Kuvend. Rama i kujtoi Tabakut dhe deputetëve të tjerë të PD se “flamuri” i tyre, duke iu referuar Sali Berishës është non grata nga DASH. Sipas Ramës ata po marrin atë që meritojnë dhe i paralajmëroi se ka akoma.
Kryeministri kujtoi edhe njëherë se fakti që sot janë para drejtësisë ish-ministra dhe deputetë është si rezultat i reformës në drejtësi.
“Nëse sot ka ish ministra, apo deputetë, apo kryetar bashkie, zyrtarë të lidhur me partinë në pushtet që janë në duart e drejtësisë kjo nuk është diçka që ka ardhur nga qielli. Kjo është një zhvillim që ka ardhur nga reforma në drejtësi. Është rezultat i kërkuar me këmbëngulje prej nesh. Unë besoj se kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët na besojnë ne jo ju. Këtu nuk jemi aspër të mishëruar një përgjegjësi kolektive, as për të mbuluar shkeljet e secilit prej nesh.
Duke qenë se i referoheni në mënyrë të vazhdueshme, ju sugjeroj që të mos e harroni që flamurin tuaj, jo Nokën, por atë të udhëheqjes suaj e keni të arkivuar me një vulë sipër, non ngrata për korrupsion madhor dhe jo nga KLSH i Leskos, por nga DASH. Kështu që këto nuk duhen harruar. Or ta vënë në perspektivë çdo debat dhe ballafaqim. Qeveria nuk lufton këtë apo atë, as opozita nuk është aty për të luftuar këtë apo atë.
E fundit, zonja Tabaku ju thatë që ju në vendin tim nuk do të shfrytëzonin dobësitë e mia. Mbase ka të bëjë me fakirin që ju si opozitë si pari po kaloni një moment të vështirë. Ju thatë që s’do e bënit këtë në vendin tim. Kjo nuk është një çështje e shfrytëzimit. Nëse jeni të vetëdijshëm, bëni mirë ta filloni duke e qepur gojën në raport me të tjerët dhe duke u çliruar nga hijet e vetvetes. Jeni viktima të gjyqit më të madh të shtrigave. Po ju ndodh ajo që keni merituar, prisni se ka akoma. Deri në fund e meritoni”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post