Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderit të demokratëve Lulzim Basha pas deklaratave të tij ku thoshte se kryeministri ka ndezur motorët e propagandës me shpifje dhe përbaltje për të mbrojtur pushtetin.
Brenda pak minutave erdhi edhe reagimi i shefit të qeverisë:
“Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;
ka harruar arsyen pse ekziston;
ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!
Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën“, shkruan Rama në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post