Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe homologia serbe Ana Brnabiç, kërkoi sot që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova të trajtohej si shtet.
Sipas Tanjug, Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë.
“Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”,– tha ajo. Brnabiç tha se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së dhe nuk është as anëtare e OKB-së, ndaj dhe nuk ka kuptim që të ketë status. Replikës së homologes serbe, Kurti iu përgjigj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh sërish?”.
Ndërsa Brnabiq u përgjigj: Pra ju mendoni se do të okupojmë territorin tonë?
Diskutime rreth kësaj post