Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij të re “Përgjigjja ime”, i ka kthyer përgjigje një qytetari, pas një sërë akuzash të tij, në drejtim të qeverisë.
“Me sa nga lekë tona e pagove këtë artikull për t’ju shpërlarë trutin shqiptarëve.
E rrite ekonominë, por tënden dhe të shpurës që të solli në pushtet.
Pasurove mafian dhe e bëre vendin e shqiponjave, vend kanabis. Largove të rinjtë dhe e bëre Shqipërinë me popullsinë më të plakur në rajon”, thotë qytetari.
Por Rama i thotë në përgjigjen e tij, se kurrë në jetën e tij, nuk ka futur duart në xhepat e qytetarëve.
“Unë ja ky që ke tani përballë nuk i kam futur kurrë dorën në xhep ndokujt dhe s’i kam prekur kurrë lekët tona për ndonjë interes timin.
Keq më vjen sa të duash por nuk kam ç’tju bëj fare atyre që iu është ngulur në mendje se të gjithë ne që merremi me politikë jemi hajdutë dhe gënjeshtarë”, thotë Rama në përgjigjen e tij.
Diskutime rreth kësaj post