Reperi i njohur, Mato Lale, ishte dje i ftuar në “Mos i bjer me top”, ku ka folur për sherrin që ka patur me grupin OTR.
Mesa duket marrëdhënia mes tyre është qetësuar dhe reperi nuk do që të komentohet kjo gjë sepse secili tani po shkon në rrugën e vetë dhe nuk ka më ‘diss-e’ për këtë grup apo për Noizyn.
Ronaldo Sharka: Nga nisi kjo prishje e miqësisë dhe në çfarë rrethanash jeni ju sot? Unë pash në Youtube që ti kishe publikuar një këngë tjetër që flisje për Noizyn.
Mato Lale: Ky emër sapo e përmende është një emër që për mua dhe ajo kënga e fundit që përmende është fshirë dhe secili ka botën e vetë. Nuk kam absolutisht dëshirë që ta komentoj këtë pjesën për këto personazhe që fola apo për grupin që sapo folëm.
Ronaldo Sharka: Nuk ke dëshirë më të flasësh për grupin OTR.
Mato Lale: Zero dëshirë. Nuk kam asnjë gjë për të shtuar apo për të hequr. Çfarë kam thënë i rri gjërave por…
Erjola Doci: Po për deklaratat e Varrosit në emision?
Mato Lale: E pashë një çikë (qesh). Është i lezetshëm Varrosi, është djalë shumë i mirë. I kemi rënë pak në qafë pa dashur t’i biem në qafë atij, por që ashtu shkoi ngjarja.
Erjona Doci: Vetë diss-i kërkon që t’i biesh dikujt le të themi.
Mato Lale: Diss-et kur janë bërë, kanë ardhur në momente si ta them spiritualë. Ka qenë diçka që e kemi ndjerë dhe e kemi bërë.
Diskutime rreth kësaj post