Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme ka bërë me dije se ka rënë numri i të infektuarve nga 71 që ishte dje në 33 ditën e sotme. Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, është i mendimit që me rritjen e temperaturave do të ulet ndjeshëm edhe transmetimi i virusit.
Nga ana tjetër, doktori ka parashtruar si zgjidhje deri në ardhjen e vaksinës, mbrojtjen e të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike përmes ndarjes së përkohshme, pra shkëputjen nga pjesa tjetër e familjes.
“Me siguri COVID do t’u nënshtrohet cikleve sezonale, ashtu si edhe koronaviruset e tjera. Nuk do të eliminohet plotësisht, por vera mesdhetare do ta ulë ndjeshëm transmetimin (flitet midis 30% dhe 50%). Shpesh kam hedhur idenë e ndarjes së përkohshme (deri sa të arrijë vaksina) të personave të moshuar që banojnë në të njëjtën shtëpi me familjarët. Madje, kam propozuar edhe bonus qiraje për ata të moshuar, që nuk kanë mundësi ekonomike. Mendoj se një masë e tillë ka vlerë të jashtëzakonshme për të ulur impaktin e epidemisë, sidomos në komplikacione dhe vdekshmëri”, – ka shkruar doktori.
Diskutime rreth kësaj post