Termometri ka zbritur me 10 gradë Celsius në të gjithë territorin e vendit, duke zbritur edhe nën zero në zonat veriore, çka ka sjellë dhe reshje dëbore.
“Pas mesnatës deri në këto momente ka pasur një rënie drastike të temperaturave nga 10-12 në zero dhe minus në zonat malore në, por edhe në ato veriore e veri-lindore”, deklaron meteorologia Tanja Porja.
Nata që lamë pas u shoqërua dhe me reshje shiu, deri në rrebeshe, ku në vetëm 6 orë Tirana regjistroi 40 mm shi. Ndërkoh që temperaturat kanë vijuar të zbresin edhe gjatë mesditës së të shtunës.
“Do vijojë kjo rënie. Në mesditë do ta ndjejmë, sepse nga 27-28 gradë që ishim të enjte e të premte, sot nuk pritet më shumë se 18-19 gradë Celsius”,- nënvizon Porja.
Por mesa duket, ky ishte një dimër i vogël në mes të vjeshtës, pasi është parashikur të zgjasë vetëm tre ditë. Meteorologët parshikojnë përmirësim të motit duke nisur nga mesdita e së djelës dhe kthim të temeperaturave normale për tetorin, për javën që vjen.
“Presim një përmirësim të kushteve, një rikthim të vlerave termike normale për tetorin. Nga mesdita e së dielës do ketë një rritje të lehtë, ndërsa nga e hëna e në vijim do ketë rritje me nga 1-2 gradë të temperaturave në ditë”,- thotë Porja./tch/
Diskutime rreth kësaj post