Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka foli nga Korça për mikrofonin e “Supersport” në lidhje me suksesin e Skënderbeut dhe verdiktet e kampionatit.
Duka u ndal edhe te rënia e Vllaznisë në Kategorinë e Parë.
Tjetër trofe shkon për Skënderbeun, në një kampionat që e ka merituar më shumë se të tjerët…
Po përderisa u rendit i pari, ky nuk mund të jetë vendimi i imi por i skuadrës. Të gjithë ata që e kanë ndjekur kampionatin shqiptar, e dinë që Skënderbeu ka qenë ekipi më i mirë në këto 35 javë, por jo javën e fundit. Qe një ndeshje shumë e keqe. Rezultat shumë negativ.
Fund kampionati i vështirë, Vllaznia ra nga kategoria…
Nuk është fundi i botës. Është një fund kampionati në të cilën janë renditur të gjithë skuadrat, sipas asaj çfarë kanë merituar. Gjërat nuk korrigjohen në javën e fundit. Duhet gjithçka në të gjitha javët. Shumë keqardhje për Vllazninë. Siç edhe për Tiranën vitin që shkoi. Vendos rezultati dhe me gjithë keqardhjen, le ta shohim ne dhe Vllaznia si një ndryshim për tu kthyer fuqishëm.
Gjërat më pozitive dhe më negative në këtë kampionat…
Nuk është momenti sot të bëjmë një analizë të kampionatit. Gjëja që më ka pëlqyer më shumë është se kampionati ka prodhuar 2 futbollistë të vlefshëm për nivele të larta, siç janë Abazaj dhe Guri.
Diskutime rreth kësaj post