Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Aldo Kozarja se janë duke u zhvilluar kontrolle të befasishme në disa zona të ndryshme të qytetit si dhe në biznese në private.
Deri më tani janë kontrolluar 20 lokale por nuk bëhet me dije nëse ka apo jo persona të shoqëruar. Forcat RENEA janë ndarë në dy grupe me makina pa logo.
Kjo është hera e dytë brenda muaji që RENEA “blindon” Elbasanin në formë të befasishme. /abcnews
Diskutime rreth kësaj post