Situata shëndetsore e Diego Armando Maradonës vazhdon të jetë e përkeqësuar. Mëngjesin e sotëm, ai i është nënshtruar një operacioni të vështirë pasi ka pasur hemoragji në stomak.
Për fatin e mirë, gjithçka thuhet se ka shkuar pozitivisht për legjendën argjentinase.
Avokati i tij onfirmoi në “Twitter” se Maradona ishte në gjendje të mirë dhe do të qëndrojë deri në 20 janar nën kujdesin e mjekëve.
Nuk është hera e parë që Maradona ka probleme me shëndetin, pasi vitet e fundit varësia ndaj drogës dhe alkoolit po e shkatëron dita ditës.
Shpresojmë që të rikthehet më i fortë se kurrë dhe me mendjen në vendin e duhur.
Diskutime rreth kësaj post