Pas viteve ’90 shqiptarët e panë emigracionin si një rrugëdalje për të siguruar më shumë të ardhura dhe për një jetë më të mirë. Sot rreth 40% e popullsisë (1.2 milionë persona) jeton jashtë vendit, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një nga përqindjet më të larta në botë.
Kjo duket se na ka bërë më mikpritës me ata që tentojnë të ikin nga shteti mëmë dhe të zhvendosen në një vend tjetër. Një indeks global i Gallup, i publikuar në kuadër të Indeksit të Lumturisë 2018, e rendit Shqipërinë në vendin e 21 në botë përsa i përket shteteve më mikpritëse për emigrantët.
Vendi më mikpritës në botë është Islanda, i ndjekur nga Zelanda e Re, më pas janë Ruanda, Kanadaja, Sierra Leone, Mali, Australia. Në Europë, shteti më mikpritës është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra.
Në krye të shteteve që nuk i duan emigrantët është Egjipti, i ndjekur nga Iraku, Bjellorusia, Greqia (që mban vendin e parë përsa i përket emigrantëve shqiptarë).
Ndryshe nga Shqipëria, pothuajse gjithë shtetet e rajonit janë në listën e shteteve që kanë një nivel mikpritjeje për emigrantët më të ulët sesa mesatarja globale. Në krye është Rumania, e ndjekur nga Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Serbia, mali i Zi, Maqedonia.
Nëse migrimi rural-urban brenda vendeve është një fenomen i vjetër, migrimi ndërkombëtar në shkallë të gjerë është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të globalizimit, thekson raporti. Në vitin 1990, në botë kishte 153 milionë njerëz që jetonin jashtë vendit ku ata kishin lindur. Deri në vitin 2015 ky numër ishte rritur në 244 milionë, nga të cilët rreth 10% ishin refugjatë. Kështu gjatë 25 viteve të fundit emigrantët ndërkombëtarë u rritën me 90 milionë. Përveç kësaj, sipas një vlerësimi ka edhe 700 milionë njerëz të tjerë, të cilët dëshirojnë të lëvizin mes vendeve por nuk e kanë bërë ende këtë.
Nga numri në rritje i emigrantëve të kohëve të fundit, mbi gjysma vjen nga migrimi midis kontinenteve. Ka pasur migrime të mëdha në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, të nxitur nga emigrimi nga Amerika Jugore / Qendrore, Azia dhe Afrika. Ka pasur gjithashtu flukse të rëndësishme të emigrantëve ndërkombëtarë brenda kontinentit. Në Azi, për shembull, kishte emigracion të lartë nga India në shtetet e Gjirit; dhe në Evropë kishte fluks të fortë emigracioni drejt Perëndimit pas rënies së komunizmit, shkruan monitor.
Në vendet e pasura, përqindja e emigrantëve është shumë e lartë. Në Evropën Perëndimore, shumica e vendeve kanë emigrantë në mes 10 dhe 15 për qind të popullsisë. E njëjta gjë vlen edhe për SHBA-të; ndërsa Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kanë ndërmjet 20 dhe 30%. Rastet më ekstreme janë Emiratet e Bashkua
Diskutime rreth kësaj post