Deputetja e PDIU-s në qarkun Dibër Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS, është tërhequr nga gara për deputete.
Burime për abcnews bëjnë me dije se Lala ka kërkuar që të jetë pjesë e listës fituese të kandidatëve, që duket se është dhe një ndër shkaqet që ka sjellë tërheqjen e saj nga gara.
Ndërkohë priten ditët në vijim për të parë nëse Lala do të heqë dorë përfundimisht nga politika, apo është vetëm tërhequr nga gara nën siglën e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Diskutime rreth kësaj post