Edi Reja është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares shqiptare. 74-vjeçari italian është duke u prezanntuar në ambientet e Federatës Shqiptare te Furbollit në konferencën për shtyp
Në ketë konferencë është i pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka i cili i ka ofruar kontratën e re italianit dhe ai e ka firmosur, por duke lëshuar një batutë si fillim.
Teksa u bë gati për firmën, Reja u shpreh:
Posso firmare, o faccio finta? (Ta firmos, apo ta dredh).”
Natyrisht e gjitha ka qenë në kontekstin e humorit dhe kjo batutë është pritur me të qeshura nga gazetarët dhe nga vetë presidenti, Armand Duka.
Ndërkaq, sa i përket prezantimit të tij si trajner i kuqezinjve, Reja u përpoq të ishte me këmbë në tokë duke mos premtuar shumë.
Pjesë nga fjala e Reja
Faleminderit presidentit Duka që besoi te mua. Nuk ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Skuadra u vendos në vështirësi. Jam i angazhuar me përzgjedhje lotjtarësh. Nga natyra ime nuk më pëlqen të flas gjatë.
Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet.
Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua.
Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.
Unë kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë. Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varët nga shumë situata, varet nga grupi.
Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Në vitet që kam gjatë eksperiencës time, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve.
Në këtë punë, kushdo që punon me kombëtaret nga që si ka gjithë kohën lojtarët, duhet të hyjë në mënyrë sa më të shpjete në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe që shohim rezultatet.
Ana financiare kalon në plan të dytë për mua. E rëndësishme është të ndërtojmë një grup që të identikojë kombin.
Kemi një objektiv të qartë, të shkojmë në Europian dhe të bëjmë figurë të mirë. Ka shumë ndeshje, për mua për skuadrën për të gjithë.”
Diskutime rreth kësaj post