Në prag të sfidës së nesërme me Hungarinë, trajneri i Kombëtares Edi Reja u shpreh doli në një konferencë për shtyp dhe u shpreh se duhet të rikuperojmë rezultatin e padrejtë në Poloni.
Fjala e trajnerit të Kombëtares:
”Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patën në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë.
Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit. Sa i përket Polonisë pas golit të tretë gjërat u komplikuan, një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se sbën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë.
E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar”.-shprehet Reja.
Diskutime rreth kësaj post