Punimet për rehabilitimin e përroit të Lushnjes, një projekt shumë i rëndësishëm për këtë qytet, do të përfundojnë brenda 2023. Ka qenë drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla që ka bërë të ditur lajmin, teksa inspektoi punimet së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa. Balla u shpreh se ky projekt është një arterie kryesore për Lushnjen për të shkuar nga jugu në veri.
“Ky është një nga projektet më të rëndësishme për Lushnjen në gjithë këto vite, kjo ka qenë kërkesa e çdo banori të këtij qyteti. Ky investim do t’i japë qytetit një pamje krejt tjetër. Askush nuk e ndal jo vetëm këtë projekt, por edhe projekte të tjera të vijimit të urbanizimit të Lushnjës. Projekti i urbanizimit, rivitalizimit të gjithë zonës për ku kalon përroi i Lushnjës është vetëm fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm të urbanizimit të këtij qyteti. E rëndësishme të theksoj se punimet do të përfundojnë brenda 2023”, deklaroi Balla.
Projekti për rehabilitimin e përroit përfshin punimet e pastrimit, prishje betoni ekzistuese, ndërtim skarpatesh, mbjellje skarpate, ndërtim trotuari, korsi biçiklete nga një anë, ndërtimi i dy urave me konstruksion metalik si dhe dy rrugëve paralel me përroin.
Diskutime rreth kësaj post