Në mbrëmjen e së martës në programin ‘Prime’ në ‘BBV3’, prodhuesit kishin një surprizë të veçantë për Ilnisën. Ajo u dha mundësia të komunikonte me vajzën e saj, e cila për 3 javë nuk kishte pasur mundësinë as të shikohej as të dëgjohej zëri i saj.
Por, ajo që u diskutua më së shumti sot në rrjet ishte një moment i veçantë kur Ilnisa foli me vajzën e saj, dhe në atë moment vajza dukej se ndiente një lloj presioni që e detyronte të qante, edhe pse përjashta.
Familjarët e Ilnisë, të cilët janë edhe menaxhues të rrjeteve sociale të saj, shprehen me keqardhje për nivelin e spekulimit dhe konspiracionit që ka rënë në lidhje me atë moment në lojë. Ata theksojnë se ky nivel i spekulimit dhe i llogarive të gabuara ndaj një momenti të tillë emocional arrin në atë pikë sa të nxisë dyshime rreth emocioneve të një fëmije 10-vjeçar, duke injoruar se sa e vështirë mund të jetë për të ndarë emocionet në një moment të tillë, lotët e saj dhe zërin e saj të dridhur në komunikimin me mamën e saj, për të cilën askush nuk mund të kuptojë sa shumë i mungon atë.
Diskutime rreth kësaj post