Kastriot Çipi dhe Robert Budina, dy regjisorët më aktivë në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, janë të dënuar për vjedhje fondesh.
Bëhet fjalë për një kontratë të lidhur me Qendrën Kombëtare të Kulturës (QKK), për realizimin e një filmi, kundrejt vlerës prej 8.8 milionë lekësh.
Dy regjisorët morën paratë nëpërmjet shoqërisë “ARTEMEDIA FILM shpk”, por nuk e prodhuan asnjëherë filmin për të cilin ishin paguar, duke bërë që çështja të përfundonte në gjykatë.
Pas disa seancash, Gjykata shpalli fajtorë regjisorët Çipi e Budina dhe vendosi detyrimin e tyre për të kthyer shumën e marrë, bashkë me kamatëvonesat.
Gjithsesi, pavarësisht një sage të gjatë shkresash me shoqëritë përmbarimore, ato para nuk u kthyen kurrë, pasi Zyra e Përmbarimit Tiranë, në vitin 2006 i bëri të ditur QKK-së se ka vendosur ta pushojë urdhrin e ekzekutimit, sepse të paditurit, pra Çipi dhe Budina, nuk kanë pasuri për shlyerjen e detyrimit.
Por, është fakt se Kastriot Çipi dhe Robert Budina, rezultojnë si të dënuar për vjedhje nga gjykata, me akuzën e përvetësimit të fondeve publike, që akordohen për realizimin e veprave artistike./TCH
Diskutime rreth kësaj post