Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me prokurorët e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen “Habilaj”.
Në takim janë të pranishëm edhe ekspertë të marrëdhënieve me jashtë.
Edhe pse nuk informohet për detajet e kësaj mbledhje, vjen pas zbardhjes së dosjeve të përgjimit të trafikut të drogës nga Shqipëria si dhe përfshirja e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Kujtojmë që mediat italiane publikuan dosjen e trafikut të drogës ku mes përgjimeve flitej edhe për shuma lekësh që do t’i jepeshin ish-ministritt të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post