Kryeministri Edi Rama ka tërhequr padinë ndaj Ramush Haradinaj.
“Ramushit i kam kërkuar takim si gjithë të tjerëve dhe si paditës që shkon tek i padituri besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër duhet të diskutoja me të për këtë çështje që është shumë më e madhe se emrat e përvetshëm.
E kam njoftuar se nuk do të bëja konferenca pas çdo dere, por në fund do tërhiqja padinë. Nuk e di çfarë roli ka tërheqja e padisë në rolin mes nesh. Për më tepër me padi e pa padi, me shpifje e pa shpifje, Haradinaj për mua është një figurë historike dhe nuk mund të lëvizë prej andej. Në fund dua të them që padia do të tërhiqet dhe zyrtarisht”, është shprehur Rama.
Diskutime rreth kësaj post