Pas refuzimit të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, për të dekretuar Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm, burime pranë maxhorancës bënë të ditur se kryeministri Rama ka përgatitur një “plan B”.
Burime bëjnë të ditur se Kryeministri nuk do të propozojë një kandidaturë të re, për të zëvendësuar Fatmir Xhafën, pas mosdekretimit të Lleshit si ministër.
Por Rama pritet të emërojë si zëvendësministër të Brendshëm, Sandër Lleshin.
Sandër Lleshi do të ketë emërimin si zv.ministër i Punëve të Brendshme, por me atribute për të drejtuar këtë dikaster shumë të rëndësishëm shkruan panorma.
Ky është precendet që Kryeministri Edi Rama e ka vënë në zbatim edhe më parë.
Rast konkret është Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili drejtohet nga zv.drejtori i Përgjithshëm, Helidon Bendo.
Ky i fundit u propozua nga Edi Rama për të qenë drejtori i Përgjithshëm i SHISH, në vend të Visho Ajazi Likës, por Helidon Bendo sot e kësaj dite nuk ka marrë ende pëlqimin e Ilir Metës me dekret.
Si i tillë, Helidon Bendo drejton Shërbimin Informativ Shtetëror, por nga pozitat e zv.drejtorit të Përgjithshëm.
E njëjta skemë pritet të ndiqet nga Kryeministri Rama edhe për Sandër Lleshin, i cili do të jetë drejtuesi i Ministrisë së Brendshme, por nga funksioni i zv.ministrit.
Pra me emërim direkt nga Kryeministri, por me rrogë më të ulët.
Diskutime rreth kësaj post