Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë.
Kështu konfirmon Drejtori i Komunikimit të Qeverisë Shqiptare, Endri Fuga, përmes twitterit, pas disa raportimeve sipas të cilave, emigrantët që kalojnë kanalin nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe do të sillen në Shqipëri në një kamp.
“Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne”, shkruan Fuga në twitter.
Diskutime rreth kësaj post