Në mbledhjen e qeverisë në Vlorë, është vendosur që Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të zonave informale Aluizni të kalojë nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Vendimi i hap rrugë bashkimit të këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pronave, gjithashtu nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Deri më tani, Aluizni ishte nën varësinë e Ministrisë së Zhvillimit Urban.
Gjithashtu, qeveria ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave për pezullimin e përkohshëm të procedurave të prokurimit publik, miratuar më 5 korrik.
“Ngarkohen të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë.
Diskutime rreth kësaj post