Mbështetja që shqiptarët i japin nevojës për një reformë në sistemin e drejtësisë është plebishitare. Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë si dhe Ambasadës Amerikane në Shqipëri, 91 përqind e shqiptare janë pro reformes dhe 67 përqind e tyre e mbështesin plotësisht.
Sipas sondazhit, sa më shumë të informuar të jenë njerëzit për këtë reformë, aq më fort ata shprehen pro saj, ndërkohë që sipas të dhënave vetëm 1 në 5 shqiptarë pretendon të jetë i informuar me detaje me ndryshimet e propozuara në draftin e reformës në drejtësi, dhe 95 përqind e tyre thonë se burimi kryesor i informimit është televizori.
Më të informuarit në lidhje me reformën janë ata që nga zbatimi i reformës kërkojnë të ndryshojnë institucione si Prokuroria e Përgjithshme; 72 përqind e të anketuarve e më pas Këshilli i Lartë i Drejtësisë me 66 përqind dhe Gjykata e Lartë me 65 përqind.
Sipas shifrave vihet re që mbështetja për reformën në drejtësi kalon përtej bindjeve politike dhe të majtë e të djathtë kërkojnë në shumicë dërrmuese realizimin e saj. Por janë 9 përqind që nuk e mbështesin dhe sipas sondazhit të intervistuarit thonë se reformën nuk e duan gjykatësit dhe prokurorët.
Ndërkohë që komuniteti i përfshirë në sondazh beson se më të interesuar për reformën janë të huajt, Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Europian. Kështu janë përgjigjur 3 në 4 të intervistuar, ndërsa vetëm gjysma mendon se reformën e duan edhe aktorët vendas si partitë politike shqiptare.
Sipas sondazhit, 65 përqind e shqiptarëve janë shumë optimistë për realizimin e reformës brenda këtij viti, megjithatë 66 përqind mendojnë se do ketë grupe që duan ta pengojnë atë. Edhe pse optimistë, shqiptarët përgjigjen të kujdesshëm kur thuhet sesi do zbatohet kjo reformë.
52 përqind mendojnë se reforma mund të jetë rezultat i negociatave politike që mund të ndikonin negativisht në suksesin e saj, ose që njerëzit që janë pjesë e sistemit gjyqësor që janë të korruptuar dhe si rrjedhojë ndryshimi i sistemit nuk do të garantonte përmirësimin e saj.
/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post