Ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda gjykon se zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri duhet të ishin mbajtur me kohë për shkak të krizës së vazhdueshme politike dhe ekonomike në vend.
Në studion e ‘’Report TV’’, Doda u shpreh se ndryshimi i sistemi zgjedhor nuk garanton një proces transparent elektoral përderisa nuk ekzistojnë kushtet e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike.
‘’Zgjedhjet e parakohshme nuk janë ndonjë gjë të re, janë kërkuar nga Lulzim Basha që një vit më parë. Sot jemi në gjendje kur nuk e dimë se si do të ruhen pensionet dhe rrogat. Ky pushtet është i vjedhur, dhe nga ana tjetër pushteti është keqpërdorur, sepse janë vjedhur shumë në 4 vite, po largohen shumë e shumë shqiptarë.Nuk e di se çfarë duhet të bëjmë, të marrim armët dhe të mbrojmë kutitë e votimit?!. Zgjedhjet janë vjedhur pa vajtur te kutia, sepse kanë shkuar te çdo shtëpi, u ka dhënë ryshfete, i kanë kërcënuar me policinë, i kanë kërcënuar me shkarkim nga puna. Është korruptuar sistemi. Janë të kota pretendimet se problemi qëndron te sistemi zgjedhor, ky sistem në këto kushte do të deformohet. Pas vjedhjes së zgjedhjeve, qeveria nuk jep llogari te qytetari, por te krimi. Që të punojë një sistem, duhet të punojë 3 të rinj për të garantuar pensionin e një të moshuari. Ndodhemi përballë një skenari, ku duhet të bëheshin zgjedhjet e parakohshme. Janë gjëra elementare, por këta duan të bëjnë arrogantin dhe injorantin. Dëgjova ambasadoren e re të SHBA-së për krizën politikë. Kjo krizë duhet të zgjidhet’’– shprehet Mesila Doda.
Diskutime rreth kësaj post