Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Berndt Borchardt kërkon që sugjerimet për reformën zgjedhore të bëhen formale, dhe vetëm më pas OSBE do të jetë e gatshme të ndihmojë këtë proces.
Duke folur nga Korcca, ai tha se ekspertët e OSBE për këshilla teknike do të vijnë kur të ketë një draft të përbashkët. “Prezenca e OSBE-së i ka ofruar Komisionit të Posaçëm që sapo komisioni të ketë një draft të përbashkët, sapo ai të ketë disa ide të përbashkëta se si të përmirësohet sistemin zgjedhor dhe sistemi i votimit, atëherë ne do të sjellim ekspertët tanë për të këshilluar lidhur me bërjen teknike të ndryshimeve,” tha Borchardt.
Ai shtoi se procesi i reformës zgjedhore është në vijim dhe Prezenca e OSBE-së është e gatshme të ndihmojë për ta bërë një proces të suksesshëm.
Diskutime rreth kësaj post