Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, përmes një statusi në “Facebook” ka njoftuar se një tjetër rezultat direkt i Reformës në Drejtësi është ndihma juridike falas për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë.
Duke kontaktuar në numrin 0800 1010 dhe portalin ëëë.juristionline.al , Gjonaj shkruan se mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problemeve.
“𝐍𝐃𝐈𝐇𝐌𝐀 𝐉𝐔𝐑𝐈𝐃𝐈𝐊𝐄 𝐅𝐀𝐋𝐀𝐒 është një tjetër rezultat direkt i Reformës në Drejtësi dhe një zgjidhje shumë e vlefshme për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë.
Nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike, portalit ëëë.juristionline.al dhe numrit të gjelbër 0800 1010, mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problematikave të tyre.” – shkruan Gjonaj.
Diskutime rreth kësaj post