Reforma në drejtësi, aksion në të gjitha frontet
Aktivitetet politike për reformën në drejtësi kanë qenë të shumta këtë të hënë. Ato nisën me takimin Rama-Meta, në selinë e Kryeministrisë.
Nga burime konfidenciale mësohet se gjatë këtij takimi, Meta ka këmbëngulur që drafti final të kalohet në konsensus me PD, për implementimin e rekomandimit të Venecias, për përfaqësimin substancial të opozitës në institucionet e drejtësisë.
Palët kanë qenë hermetike mbi këtë takim. Në konferencën për shtyp, Rama tha se, “nuk jam zëdhënësi i kryetarit të Kuvendit”, ndërsa nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u rezervua duke cituar rregulloren e Kuvendit.
Ndërkohë, pas takimit me Metën, Rama është takuar me ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Në të njëjtën konferencë, shefi i qeverisë tha se drafti mbështetet nga SHBA dhe BE, që do monitorojnë procesin.
Diskutime rreth kësaj post